Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në shkollë e Hoteleri Turizmit në Tiranë. Rama shprehet se kjo shkollë tashmë është nën ombrellën e EHL, shkollës së famshme të Hotelerisë në Zvicër, e njohur shton ai si një nga më të mirat në botë për profilet e industrisë së hotelerie.
“Në Shkollën e rilindur të Hoteleri Turizmit në Tiranë, e cila tanimë është nën ombrellën e EHL, shkollës së famshme të Hotelerisë së Lozanës në Zvicër, e njohur si më e mira në botë për profilet e industrisë hoteliere, e cila tanimë do të përgatisë gjeneratën e re profesionistëve të biznesit të mikpritjes, për Shqipërinë 2030”, shprehet Rama.