Rama vijon inspektimin e punimeve në Lungomare 3: Bypasi i ri, një prej investimeve më të rëndësishme

schedule14:18 - 16 Mars, 2024

schedule 14:18 - 16 Mars, 2024

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet në kantierin e Lungomare 3, Vlorë-Orikum, ku një prej investimeve më të rëndësishme janë dy segmentet e një bajpasi të ri, që duke devijuar makinat në dy zona të rrugës ekzistuese do të mundësojë krijimin e dy hapësirave pedonale turistike. Në këtë mënyrë, do të rrisin ndjeshëm vlerën e ofertës turistike të gjirit magjepsës të Vlorës.

Janë dy bypasse që krijohen dhe që krijojnë atë hapësirën pedonale në zona të cakrtuara. Ky është projekt i financuar nga BERZH. Kemi filluar punët me bypasset për të mos krijuar problematikat me rrugën ekzistuese. Në fund edhe rruga ekzistuese do të insfaltohet dhe rregullohet”, shpjegoi inxhinieri që shoqëronte kryeministrin Rama.

Më herët Rama inspektoi edhe punimet në Lungomare 3, që do të lidhë përgjarë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin. Projekti parashikon dy segmente pedonale dhe rikualifikim të godinave. Zona transformuese do të përfshijë 10.7 kilometra aks turistik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!