Kryeministri Edi Rama u ka uruar mirmëngjes dhe ditë të mbarë të gjithë ndjekësve të tij në rrjetet sociale me një fotografi nga lumi Seman, i tërhequr tashmë në shtratin e tij.
“Mirmëngjes dhe me këtë pamje spektakolare nga lumi Seman, i tërhequr tanimë në shtratin e tij, ju uroj një fillim jave të mbarë”.
Më tej, Rama shkruan se tashmë faza e emergjencës nga përmbytjet ka kaluar.
“Faza e emergjencës kaloi, duke shënuar dëme shumë herë më të vogla se disa vjet më parë; gatishmëria dhe angazhimi maksimal vijojnë për rimëkëmbjen e çdo zone dhe çdo familje të prekur prej motit të tërbuar të tre ditëve të shkuara”./abcnews.al