Kryeminstri Edi Rama ka uruar moderatoren Eni Vasili për shtatzëninë.
I ftuar në studion e emisionit “Open”, ai u shpreh se i erdhi zili kur e dëgjoi që i ka binjake dhe vajza, por i uroi më të mirat.
Ndërsa Vasili e konfirmoi për herë të parë publikisht se është në pritje të ëmbël, pas lajmeve të ndryshme në mediat rozë.
Rama: Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira.
Vasili: Është e vërtetë.
Rama: Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 Prillit./abcnews.al