Rama: Turp për BE, sot po mban peng një popull

schedule12:26 - 3 Korrik, 2020

schedule 12:26 - 3 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët të mbajtur ditën e sotme me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti u shpreh se Bashkimi Evropian nuk po liberalizon vizat me Kosovën edhe pse sipas tij i ka përmbushur kushtet.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se arsyeja gjendet te politika e brendshme e vendeve të BE-së, kalkulimet elektorale.

“Shengeni rajonal mbetet në këndvështrimin tim një program ku shqiptarët duhet të shohin bashkërisht interesin e tyre strategjik. Në rast se ne futemi bashkërisht në kornizën e shengenit rajonal, askush nuk na pengon që ne të hapim përfundimisht kufirin për lëvizjen e njerëzve pa asnjë kontroll.

Ç’ka thashë për doganën do të vlejë për njerëzit në qarkullimin mes Kosovës e Shqipërisë. Ndërkohë që dy ministritë e brendshme kanë punuar për të krijuar bazën e përbashkët të të dhënave lidhur me perimetrin e sigurisë dhe hyrje daljen në të gjitha pikat të njerëzve në Shqipëri apo Kosovë.

Ne nuk marrim vendime Kosovën, ne nuk flasim në emër të Kosovës, por për Kosovën. Është një turp për BE-në që sot mban peng një popull, i vetmi i marrë peng në kontinentin tonë, që ndalohet të lëvizë lirisht. Si shtet i ka plotësuar të gjitha detyrimet që duhet të plotësojë çdo shtet para se të marrë liberalizimin e vizave.

Lexo edhe: Rama: Vuçiç mund të shkojë në hënë po të dojë, por në fund do të ulet me ne

E dimë shumë mirë arsyen, nuk gjendet në Kosovë, apo ndonjë paaftësi të Kosovës për të përmbushur detyrimet, ato janë përmbushur dhe janë njohur nga vetë KE, arsyeja është në Europë, në politikën e brendshme të BE-së,” tha Rama.