Rama tregon si do të jetë fundjava, dalja nga zonat e kuqe mbetet e ndaluar

schedule15:11 - 29 Maj, 2020

schedule 15:11 - 29 Maj, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi ditën e sotme se pavarësisht rritjes së shifrave nga data 1 qershor do të vazhdojë plani i hapjes ashtu si ishte vendosur.

Megjithatë, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kjo fundjavë do të jetë e lirë për qytetarët dhe bizneset.

Kështu, hapur gjatë fundjavës do të jenë edhe lokalet me ambiente të hapura jashtë. Por, në postim shtohet se dalja nga zonat e kuqe vazhdon të jetë e ndaluar deri në të hënën.

Postimi në Facebook:

JA SESI DO HAPEMI NGA 1 QERSHORI DHE ÇFARË MBETET ENDE MBYLLUR NË NORMALITETIN E RI

?? KJO FUNDJAVË DO TË JETË E LIRË PËR QYTETARËT DHE BIZNESET HAPUR, PËRFSHIRË EDHE LOKALET (JASHTË) APO PLAZHET VETËM PËR BANORËT E QYTETEVE BREGDETARE, NDËRSA DALJA NGA ZONAT E KUQE E NDALUAR DERI TË HËNËN?  /abcnews.al/