Rama tregon kushtin për hapjen e listave 100%: Koalicionet të regjistrohen si një subjekt zgjedhor

schedule18:05 - 7 Shtator, 2020

schedule 18:05 - 7 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kusht për hapjen e listave 100% është plotësimi i kushtit të barazisë gjinore.

Rama u shpreh se nëse do të garantohej një mekanizëm që e plotëson këtë kusht, atëherë PS nuk del kundër hapjes së listave.

Ai gjithashtu theksoi se duhet konsesus 100% mes palëve për regjistrimin në kodin zgjedhor të koalicioneve, si një subjekt zgjedhor.

“Pa humbur asnjë minutë duhet të hedhim në letër reflektimet e ndryshimeve të bëra përpara kësaj ndërprerjeje. Nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të punojmë intensivisht, me të gjithë fuqitë dhe ekspertët në dispozicion për të garantuar zbatimin e ndryshimeve të bëra bashkarisht.

Për listat e hapura duhet të gjejmë rrugën e duhur brenda sallës parlamentit dhe pjesë e opozitës jashtë parlamentit. Nuk mund të jetë një proces i tejzgjatur por duhet të kërkojmë konsesus 100%. Për të vendosur në kodin zgjedhor mekanizmin e koalicioneve parazgjedhore si një subjekt zgjedhor.

I vetmi problem për hapjen e listave 100% është garantimi i ekuilibrave gjinore. Nëse kjo garantohet me një mekanizëm të sigurt ne nuk kemi asnjë problem. Lista të hapura 100% që e kthejë parlamentin në kohë që për të gjetur një grua në mes të 100 burrave për ne nuk është e mundur.

Jam i bindur që bashkarisht do gjejmë një rrugë që të gjitha palët të jenë të përfaqësuara në produktin përfundimtar. Asnjë palë nuk mund t’i marrë të gjitha. Bashkohem me domosdoshmërinë për të caktuar komisionerin e zgjedhjeve dhe trupave të reja.

Rekomandimet e Venecias për ligjin për mediat, ANTI-SHPIFJE, nuk ndryshoj opinion. Shpifja duhet dënuar ligjërisht”, tha Rama./m.v.abcnews.al