TIRANË– Kryeministri Edi Rama i pranishëm në takimin me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë, organizuar nën kujdesin e “Delphi Forum” ftoi sipërmarrjen dhe bizneset të investojnë në Shqipëri.
Ai u shpreh se vendi po transformohet dhe mundësitë janë të shumta.
“Ftesat jonë është shumë e thjeshtë: Besoni te kjo Shqipëri që po ngrihet, investoni te kjo Shqipëri që po transformohet. Bëhuni pjesë e historisë së suksesit që po ndërtojmë para se të jetë vonë. Shqipëria nuk është shumë e madhe, kështu që vraponi dhe nxitoni përpara se hapësirat të mbyllen. Unë shpresoj që ju mund ta kuptoni se sa seriozisht e kam marrë këtë ftesë, kam ardhur me një fjalim të shkruar.”, tha Rama /abcnews.al

