Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama thirrje Kurtit: Mos u fut më thellë në këtë shteg të rrezikshëm, Kosova po dëmtohet ndërkombëtarisht

schedule21:43 - 29 Maj, 2023

schedule 21:43 - 29 Maj, 2023

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për incidentet e dhunshme që ndodhën në veri të Kosovës, ku protestuesit serbë plagosën 25 ushtarë të KFOR-it.

Rama thotë se plagosja e këtyre të fundit ngarkon me përgjegjësi dhunuesit.

Kryeministri thekson se zgjatja e këtij konflikti në veri të vendit, aq më shumë lëndon Kosovën.

“Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova”, ka shkruar Kryeministri Rama në Twitter.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, situata zgjidhet me dialog mes palëve dhe ndërmjetësim të aleatëve.

“Nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm”!

Kryeministri Rama bën thirrje që të dëgjohen aleatët ndërkombëtarë.

“Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare”!

Kryeministri shqiptar që në ndezje të tensioneve pak ditë më parë në veri të Kosovës, ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!