Rama te inceneratorët, Berisha: T’i tregoj unë 430 mln eurot, vjedhja është monstruoze

schedule18:10 - 23 Shkurt, 2022

schedule 18:10 - 23 Shkurt, 2022

Nga Spitalla e Durrësit ku po zhvillon një takim me qytetarët, ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili po dëshmon në komisionin hetimor për Inceneratorët.

Berisha tha se do t’i japë përgjigje Ramës për shifrën e 430 mln eurove duke treguar sipas tij aferat me inceneratorët.

Rama para komisionit pyeste ku janë 430 milionë dhe ku është vjedhja. Vjedhja është monstruoze. Për djegësin e Elbasanit pa asnjë tender me procedurë të pashpallur të pa publikuar askund. Është firmosur kontrata për 22 milionë euro me një kompani të sapokrijuar me qëllim që të vjedhin së bashku. Një kompani italiane vjen dhe ndërton djegësin për 12 milionë teprojnë 1o milionë. Nëse ministrat nuk doni të vidhin këto para ja jepnin bashkisë së Elbasanit dhe i thoshin do të bësh tender për djegës. Hapej tenderi dhe kompanitë vinin.

Lexo edhe: Rama dëshmon për inceneratorët, debat me Tabakun: Opinionet shkruajini në raport, përqëndrohuni te çështja

Nga thesari nuk shkonin më 22 milionë për 10 ose 12. Ku shkuan 10 milionë, u ndanë mes ministrat e zyrtarëve e Zotove e Mërtirëve të tyre. Oreksi vjen duke ngrënë thotë një fjalë e popullit. Meqë këtu vodhën 10 mln pa u hyrë ferra në këmbë kaluan te i Fierit ku morën 30 mln.Në Ballkan ekziston vetëm një djegs, Shqipëria 3 djegsa, prandaj dhe varfëria rritet gjithnjë e më shumë. Këtu përballë Ardi Mukës keni zonjën Sako. Sako ka firmën e saj në banesa të shkatërruara dhe dëmtuara nga tërmeti i shtatorit për të cilën s’u mor asnjë masë“, tha Berisha.

Me tensione  po shoqërohet dëshmia e kryeministrit Rama përpara Komisionit Hetimor për Inceneratorët që ka nisur prej disa orësh. Thashetheme dhe spekulime i cilësoi pyetjet e para që kryetarja e komisionit Jorida Tabaku i drejtoi për lidhjet e mundshme të ministrave, ish-ministrave dhe vartësve të tij me përfituesit e projekteve të impianteve të përpunimit të mbetjeve në Tiranë, Fier e Elbasan.

Po ashtu Rama hodhi poshtë akuzat se janë vjedhur nga buxheti i shtetit 430 mln Euro për impiantet. Akuzat për ish-ministrin që po gjykohet në burg, Lefter Koka i cilëson si përgjegjësi individuale që duhen vërtetuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!