Rama takon Thaçin për rreth një orë në një restorant në Tiranë

schedule17:49 - 3 Prill, 2018

schedule 17:49 - 3 Prill, 2018

Kryeministri Rama dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi janë takuar për rreth një orë, në një nga restorantet e kryeqytetit.

Nuk ka informacione mbi këtë vizitë të presidentit të Kosovës në Tiranë, apo mbi përmbajtjen e takimit me kryeministrin e Shqipërisë.

Tarifa e rrugës së kombit e vendosur nga qeveria shqiptare, pa e informuar palën kosovare, mbetet temë e nxehtë këto ditë, për shkak të pakënaqësisë së fortë që ka ngjallur nga ana e pëdoruesve të kësaj rruge në të dy anët e kufirit, e sidomos banorët e Kukësit, tashmë të mbështetur edhe nga opozita në vend.

Nga ana tjetër në Kosovë ka një situatë tensioni mes Presidentit Thaci dhe kryeministrit Haradinaj, pas arrestimit e dëbimit të 6 shtetasve turq, të akuzuar nga Erdoan, si mbështetës të grushtit të shtetit në këtë vend. Pas largimit të listës serbe nga qeveria, Haradinaj ka humbur shumicën.

Nuk dihen nëse këto kanë qenë tema kryesore të takimit mes të dyve, apo nëse ka pasur edhe çështje të tjera, por ABC News ka mësuar se kryeministri Rama i është bashkuar Thaçit në këtë vendtakim, ndërsa presidenti i Kosovës ka qëndruar aty, edhe pas largimit të kryeministrit të Shqipërisë. /abcnews.al