Rama takon studentët e vitit të parë

schedule21:09 - 7 Nëntor, 2017

schedule 21:09 - 7 Nëntor, 2017

Kryeministri Rama zhvilloi një takim në selinë e Qeverisë me disa studentë të vitit të parë, para të cilëve mbrojti reformën e Arsimit të Lartë të ndërmarrë prej ekzekutivit të tij si dhe platformën e kalimit nga matura shtetërore në universitet. Rama premtoi mbështetjen e Qeverisë përsa i përket kërkimit shkencor.
Tre javë pas nisjes së vitit akademik, Edi Rama mblodhi studentët e vitit të parë, të cilëve u rrëfeu një prej ëndrrave që kishte kur 4 vjet më parë u bë Kryeministër.
Duke iu rikthyër debatit të një viti më parë në lidhje me platformën e re të kalimit nga matura shtetërore në universitete, Rama citoi numrat, për të treguar se vitin e dytë të zbatimit të saj, është bërë e qartë se pretendimi i favorizimit të universiteteve private në kurriz të shtetërorit, sipas tij ka rënë.
Studentëve të rinj u premtoi se Qeveria do të rrisë mbështetjen për kërkimin shkencor duke nisur nga baza, krijimi i një biblioteke shkencore elektronike.
Në fund, i ftoi për të pirë së bashku një gotë ujë bashkie./abcnews.al

https://youtu.be/_SrMD5aie8w

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!