Kryeministri Edi Rama, deklaroi nga Durrësi se tashmë Partia Socialiste duhet të vazhdojë më shpejt përpara.
Rama i bëri thirrje durrsakëve që të mbështesin Partinë Socialiste për të mos lënë përgjysmë projektet e nisura nga kjo qeveri për ndryshimin e Shqipërisë.
Partia Demokratike dhe kandidatët e saj edhe në këtë takim të zhvilluar në Durrës nuk mbetën jashtë fokusit të kryeministrit Rama, për të cilët u shpreh se nuk mund t’i japin asgjë më shumë Shqipërisë.
Lexo edhe: “Garë mes njerëzve të nënës dhe të babait”,Rama prezanton ekipin për zgjedhjet në Durrës
“Unë kam besim që do të sigurojmë shumë shpejt të gjitha dozat e vaksinat për ta lehtësuar sa më shumë sezonin turistik. Nuk ka kohë për të humbur me ata që i kemi parë, nuk mund të bëhet Durrësi peng i maktheve të Saliut dhe Ilir Metës.
Tani që institucionet e reja kanë filluar të funksionojnë dhe tani ne t’ja lëmë Palaokës, Gridares, Gon Dukës…imagjinon Gon Dukës që nuk e di se përse kërkon t’i lejë pulat e veta dhe merret me të ardhmen e Shqipërisë. T’i japësh Saliut, Ilirit shansin e pestë është të kthesh Shqipërinë pas për të pestën herë”, tha ai.
Gjithashtu Rama theksoi se me planin e veprimit të PS, paga minimale në Shqipëri do të arrijë në 400 mijë lekë.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:
Nuk ka asnjë vend në rajon që e ka mbështetur biznesin e vogël siç ai mbështet sot. Dhe do të vazhdojë kështu deri në 2029 nëse populli do të vijojë të mbështesë PS-në. Në janar të vitit 2022 ne duhet të kemi rrogën e pataksuar 400 mijë lekë. Ne do të vazhdojmë ta rrisim pagat minimale.
Të gjitha këto punë të mëdha që kanë nisur ne do të na ndihmojnë. Ka shumë gjëra që do të ndodhin si pasojë e mundësive të reja në bazë të planit të veprimit që ne kemi nisur. Durrësi ka qenë gjithmonë një vend i spikatur. Kush do ta mbarojë procesin e Rindërtimit…Paloka do të përfundojë rikonstrukturimin e shkollave… Ky është maksimumi që mund të japë Durrësi për Shqipërinë me Palokën… apo me Agron Dukën që e ka bërë Partinë Agrare si ato makinat me bombë…Si mund të jenë këta përfaqësuesit.. Paloka, Gon Duka dhe një trafikant heroine i kapur dhe i dëbuar nga Zvicra që shfaqet si alternativë, po për çfarë…Kur mendoj që PD këtu ku e djathta ka pasur fytyrën dhe zërin e Bashkim Koplikut që ndjesë pastë…sot pas 30 vjetësh sjell Palokën, po për çfarë? Si mundet një familje e djathtë të votojë Palokën…ngecjen dhe kthimin pas ndërkohë që këtu në po flasim për Durrësin.
Po flasim për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë…por ju do vini Palokën… është e paimagjinueshme që partia e Bashkim Koplikut të shkojë në gojën e Palokës. Nuk është koha të merremi kush është kush nuk është, por është koha të merremi me Durrësin për të nxjerrë të gjitha potencialet.
Durrësi është aset i jashtëzakonshëm, kemi bërë shumë por jemi ende në hapat e parë. Durrsakëve i them na jepni mbështetje njëherë dhe t’jua kthejmë 100 herë. Votoni që të vazhdojnë pojektet, për t’i shëruar krejt plagët e tërmetit dhe ne do të harxhojmë ditë dhe natë për të bërë Durrësin atë që meriton të jetë.
/abcnews.al/