Rama sipas zakonit, pa këpucë në banesën e familjarit në Shijak: Ahmetaj më ka marrë çorapet

schedule13:03 - 30 Nëntor, 2020

schedule 13:03 - 30 Nëntor, 2020

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj ka ndjekur nga afër ecurinë e punimeve në banesat e dëmtuara nga tërmeti, në Gjepalaj në Shijak.

“58 familje të kësaj zone, do ta festojnë Vitin e Ri brenda tyre dhe pas një mundimi e durimi të madh do të jetojnë në kushte më të mira se ato që kishin një vit më parë”, u shpreh Rama.

Teksa pa nga afër shtëpitë e reja, kryeministri u ndal edhe në shtëpinë e re të një familjari ku edhe ka hequr këpucët së bashku me ministrin e Rindërtimit Arhmetaj, pasi të njëjtin veprim e bëri kryefamiljari.

Rama: Unë s’po i heq këpucët Osman, do të më falësh.

Osmani: Mirë është me i heq

Rama: Epo nuk po ta prish. Ahmetaj ka marrë çorapet e mia.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!