Rama shtyn mbledhjen me strukturat e Shkodrës

schedule11:33 - 4 Nëntor, 2019

schedule 11:33 - 4 Nëntor, 2019

Kryeministri Rama shtyn mbledhjen me strukturat e bashkisë Shkodër, të cilën e kishte planifikuar për ta zhvilluar ditën e sotme.

Aktualisht struktura e Partia Socialiste në Shkodër duket se është shkrirë e gjitha për t’i hapur rrugë një faze të re të organizimit. Por nuk duket aq e lehtë pasi socialistët shkodranë akuzojnë njëri-tjetrin se po nxitin përçarje.

Më parë, Rama kishte përcaktuar një grup pune për emërimin e drejtorëve, por baza nuk ka rënë dakord me të dërguarit nga Tirana.

Rama është informuar nga deputetët e tij se nuk ka një konsensus për emërimin e drejtorëve duke bërë që kryeministri të njoftojë një mbledhje urgjente ditën e sotme në qytetin e Shkodrës për të përcaktuar nën drejtimin e tij drejtuesit e rinj të qeverisjes qendore dhe lokale.

Por gazetarja e ABC News Esjona Konomi, ka raportuar se mbledhja e paralajmëruar nga Rama është shtyrë. Mbledhja e planifikuar ditën e sotme me strukturat në Shkodër është shtyrë për tu zhvilluar nesër në orën 09.00/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!