Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për pensionistët bonus edhe në pranverë

schedule11:01 - 26 Nëntor, 2024

schedule 11:01 - 26 Nëntor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Bulqizë ku edhe bërë prezantimi i projektit “Divizioni”, një model që do të transferojë sipas tij një zonë të degraduar ushtarake, në një destinacion të ri.

Gjatë këtij takimi, kryeministri u ndal tek rritja ekonomike, por edhe tek çështja e pensioneve.

“Niveli i ri i ekonomisë tonë na jep mundësinë që të nxjerrim mënjanë edhe një fond tjetër për pensionistët që nuk ka qenë më parë pasi nuk na e ka lejuar ekonomia. Një bonus i pranverës që edhe mandatin e katërt do të vazhdojmë ta mbajnë. Edhe me këtë bonus dhe sasinë e tij pensionistët do të njihen brenda pak ditëve dhe me paratë që do të marrin para vitit të ri do të marrin informacionin se sa do të marrin në pranverë. Këto bonuse janë një sinjal se shifrat e rritjes ekonomike që janë domethënëse tregojnë se Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë…”, tha ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!