Rama “shkund” bankat: Për fitim nuk njihni as babanë tuaj, kush vjen për kredi sikur e zenë dhimbjet e lindjes

schedule12:34 - 6 Maj, 2022

schedule 12:34 - 6 Maj, 2022

Kryeministri Rama i kërkoi drejtuesve të bankave tregtare në vend që të marrin masat për të lehtësuar procedurat për qytetarët duke shmangur po ashtu edhe kostot e shërbimeve në sportele. Kryeministri tha se do të ngrihet një grup pune mes Bankës së Shqipërisë, qeverisë dhe një përfaqësuesi nga bankat.

Rama e vuri theksin te fakti se bankat kanë qenë të painteresuara që të investojnë në drejtim të shërbimeve online duke përfituar me qëllim nga këto pagesa 100-200-400 lekë të qytetarëve për shërbime të thjeshta.

Thonë që kur qytetarët ulen përballë jush kur kërkojnë kredira pastaj fillojnë ato dhimbje, si dhimbje të lindjes”, tha Rama duke shtuar se bankat kanë marrë 7.2 milion euro vetëm nga pagesat e tarifave për shërbime të thjeshta si marrje certifikatash.

“Unë e di që ju për fitim nuk njihni as babanë tuaj, por kjo gjë nuk mund të shkojë deri këtu”.

“S’kam asnjë fjalë të mirë për ju sot. Kam fjalë të keqija për këtë pjesë, pra për teknologjinë se për pjesën tjetër, duhet theksuar se ka zhvillime shumë pozitive”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!