Të dielën më 10 prill kryeministri Edi Rama do të niset drejt Gjermanisë për një vizitë zyrtare.
Në këtë vizitë, Rama do të takohet me kancelarin Gjerman Olaf Scholz rreth mesditës së hënë, ndërsa tema që pritet të diskutohet lidhet me integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Në njoftimin e qeverisë gjermane thuhet se në qendër të bisedimeve me kryeministrin do të jetë lufta në Ukrainë por edhe kriza e shkaktuar si pasojë e luftës.
Pas takimit, Rama dhe Scholz do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp me median, ndërsa fill pas saj, një tjetër konferencë do të pasohet nga kryeministrit Rama për mediat shqiptare.
/abcnews.al