Rama sërish thirrje pronarëve të pallateve: Disa prej tyre më kanë çuar sms

schedule07:18 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 07:18 - 3 Dhjetor, 2019

Në mbledhjen e gjashtë të jashtëzakonshme të qeverisë kryeministri Edi Rama u ka bërë edhe njëherë thirrje pronarëve të pallateve në Durrës se duhet të paguajnë dëmet.

Madje kreu i qeverisë zbuloi se gjatë vizitës së djeshme në Durrës ka marrë mesazhe nga pronarët të cilët i kanë thënë se tashmë janë të falimentuar.

Edhe njëherë tjetër unë dua tu bëj thirrje publikisht ndërtuesve të mos i shmangen kësaj përgjegjësie me shpresën se do shpëtojnë pa u lagur. Disa prej tyre më kanë çuar sms në Durrës duke nxjerrë lloj-lloj bishtash, por më ka rënë në sy arsyetimi ne jemi të falimentuar. Te shesin shtëpitë e tyre se besoj në fund të ditës liria është më e shtrejtë se pasuria se po qe se nuk do të reagojnë me humanizëm dhe përgjegjshmërinë mund ti humbin të dyja”, tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë u kërkoi kompanive të ndërtimit në Tiranë dhe Durrës që të kontribuojnë në pastrimin e inerteve.

Të gjitha kompanitë e ndërtimit që operojnë në Tiranë, Durës, duhet të thirren dhe tu kërkohet kontribut. Siç pastruam Lanën duhet të pastrojmë tani edhe inertet duke u ndihmuar nga kompanitë”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!