Jo vetem nuk do të shkrihet por Spak ka të gjithë mbështetjen e Partisë Socialiste. Në përgjigje të qytetarëve, kryeministri Edi Rama garantoi se do te vijojë të ngrejë zerin për respektimin e standarteve dhe pavaresine e sistemit të drejtësisë, si e vetmja rrugë për ta cuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.
“Ne mbetemi te palëkundur në mbështetje të drejtësisë se re dhe reagimi ynë është drejtësia të bëjë punën e vet në pavarësi të plotë dhe në nuk bëjmë avokatinë e asnjë individi, për rastin konkret, por tanimë duhet ngremë zërin për standardet demokratike të proceseve. Sepse pavarësia e drejtësisë shqiptare u arrit për herë te parë në histori, ndërsa drejtësia evropiane që duam për Shqipërinë 2030 është një drejtësi, ku pavarësia nuk kthehet në shqelm ndaj standardeve demokratike, lirive e te drejtave të çdo individi”.
Sa i përket kërcënimeve të Sali Berishës se do të zhbeje strukturën e posacme, Kreu i qeverise e sheh të parealizueshme.
“Ata qe duan ta kthejnë përmbys reformën janë ende mes nesh, përballenesh, me përbetimin publik se ne 11 maj po u dhatë votën do reagojnë duke e shkrire fare SPAK-un. Natyrisht, s’kanë për tëmarrë votën dhe SPAKU-t s’kanë çfarë i bëjnë fare”.
Kritikëve të cilet i kujtojnë eksponentët e ps- se qe kane probleme me drejtesine, Rama i përgjigjet se fundi i pandëshkueshmerise ka ardhur vetem për shkak te vullnetit të forcen politike qe ai drejton.
“E para në tre mandate unë kam pasur nja 60 ministra dhe deri me tani dy ministra te mandatit te pare janë dënuar, nje tjetër mbahet ne paraburgim edhe pse mund te ndiqej ne gjendje te lire, po nuk eshte denuar dhe njeri, ish-zëvendëskryeministër ka marre arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë”.
Nga një ane këto janë pasqyrë e vullnetit tone te hekurt politik për te mos penguar drejtësinë te beje punën e saj te pavarur, e ji i bindur se pa këtë vullnet kjo nuk ndodhte kurrë.
Ndersa sa i perket pergjegjesise, thote se ajo eshte individuale dhe jo kolektive.
“Moralisht familja, organizata, partia apo vetë qeveria, mbajnë përgjegjësi për si reagojnë ndaj rastit kur dikush nga njerëzit e tyre shkelin ligjin. Deri para se të bëhej Reforma në Drejtësi, reagimi ishte marrja ne mbrojtje dhe pengimi me çdo mjet i drejtësisë”.
/abcnews.al/