Në konferencën online për mediat, kryeministri Edi Rama foli për kandidatët e lënë jashtë listave.
Ndërsa u pyet për emrat e njohur të PS-së, si Fatmir Xhafaj apo Ditmir Bushati që janë lënë jashtë listave, kryeministri pati edhe një irritim duke mos pranuar të përgjigjej, por theksoi se gazetarëve nuk u lejohet të debatojnë, por vetëm të bëjnë pyetje.
“Është praktikë ndërkombëtarë ndalimi i hyrjes në konferencë i gazetarëve që nuk respektojnë rregullat dhe që shkelin etikën e aktivitetit. Nuk hyn tek praktika ime që ta bëj këtë, por mos shkel rregullat. Një gjë nuk e negociojmë dot bashkë. Gazetarët nuk janë këtu për të debatuar mbi përgjigjen. Gazetarët pyesin. Nuk e negociojmë dot bashkë këtë”, tha kryeministri pas diskutimit me gazetaren në këtë konferencë online”, tha ai.
/abcnews.al/