Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për protestën e opozitës. Në një postim në rrjetet sociale ai i uron shërim të shpejtë policëve të plagosur.
“Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve”, thotë Rama.
Në një postim tjetër më herët gjatë protestës, Rama theksoi se zjarri ndaj Kryeministrisë nuk i bën dëm aspak qeverisë, por i bën shumë dëm vendit.
Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruante se: “Një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”
“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm”, shkruan Rama në Twitter./abcnews.al