Rama refuzon karamelen në Kamëz: Jepja Ahmetajt se ky është helm, unë jam i ëmbël

schedule18:36 - 19 Prill, 2022

schedule 18:36 - 19 Prill, 2022

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot shtëpitë e reja në Valias të Kamës që janë rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019.

Gjatë inspektimeve Rama ka bërë batuta edhe me zv-kryeministrin Arben Ahmetaj i cili po e shoëronte.

Zonja e një shtëpie i ofroi karamele për ta qerasur por kryeministri nuk e mori e ndërsa e sugjeroi që t’ja japë Ahmetajt.

“Jepi këtij se ky është helm, unë jam i ëmbël”, tha Rama.

“Rakipi me vërtetë i ka ndejt  në kokë po me stadiumin  ka prish pak punën”, u shpreh kryeministri.

Një tjetër batutë ai ka bërë edhe me një djalë i cili kishte vathë në vesh.

Shi shi me vath si Cristiano Ronaldo”, shtoi ai.

Sot janë dorëzuar çelësat për 112 apartamente të bllokut të parë në Valias për banorët që humbën strehën nga tërmeti i 26 Nëntorit. I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë dhe kryeministri i cili ka thënë se puna do të vazhdojë derisa çdo banor i prekur nga tërmeti të marrë shtëpinë e tij.

/abcnews.al