Rama refuzon ëmbëlsirën nga zonja: Nuk i ha, jam i omël vetë!

schedule20:30 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 20:30 - 27 Dhjetor, 2019

Kryeministri Rama ka qenë sot në Kamzë në një familje prej 8 anëtarësh së cilës i është dëmtuar banesa nga tërmeti ndërsa sot ishte akomoduar në një shtëpi me qera.

Kryeministri ka shkuar në shtëpinë e kësaj familje duke çuar edhe dhurata për më të vegjlit.

Ndërsa përfundoi vizitën e tij në këtë familje, e zonja e shtëpisë ka dashur të qerasë kryeministrin me karamele por Rama i ka thënë se është i omël vetë dhe nuk i ha ndërsa nuk ka refuzuar të marrë portokallin e ofruar nga i zoti i shtëpisë.

Rama: Kur e keni ndërtuar shtëpinë?

I zoti i shtëpisë: Në 97..

Rama: Si e keni ndërtuar apo si keni mundur?

I zoti i shtëpisë: Në 97 e kemi ndërtuar, por tani nga tërmeti… shqyyr që shpëtuam se do na kishte zënë shtëpia…asnjë skishte dalë gjallë…

Rama i drejtohet fëmijës: mos na bëj zhurmë me atë tani…Larg qoftë … Po kjo shtëpia mirë ëëë… 100 mijë herë më mirë se ajo që kishit…

I zoti i shtëpisë: Po më mirë

Rama i drejtohet fëmijëve: Tani kukullën po, makinën po, bojërat po, librat po, shtëpinë po, çfarë do bëni ju tani?

Fëmijët: Do mësojmë…

Rama: Do mësoni por do merrni vetëm 10-a, nuk ka më 9-a e 8-a.

Rama: Me të gjitha 10-ta je ti?

Djali i vogël: Po

Rama: Mos lësho asnjë 10-të. Se ti kur sjell 10-ta shtëpia forcohet, kur sjell ndonjë notë tjetër… kështu… shtëpia fillon lëvizë. Kështu edhe mami edhe babi janë më të fortë, kënaqen, punojnë. S’kërkojmë asgjë nga ju ne, duam vetëm 10-a. Sa më shumë 10-a sot aq më mirë nesër.

Rama i drejtohet djalit të vogël: Po ti me kë je tifoz ti..?

Djali i vogël: Me messin

Rama: Me Barcelonën…Në datën 20 mbaron shtëpia e re?

Po në 20.

Rama: Dmth s’ka më çadra?

Jo nuk ka më..

Rama: Atëherë ta kaloni gëzuar vitin e ri, ne sa kemi mundësi do ju ndihmojmë. Më vjen mirë që jeni sistemuar.

E zonja e shtëpisë i ofron karamele Ramës: Jo lërë se jam shumë i omël vetë, nuk ha karamele….

I zoti i shtëpisë i ofron portokallin Rama: Këtë do e marr…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!