Rama reagon për herë të parë për tensionet në veri të Kosovës, thirrja që ka për Vuçiçin

schedule10:41 - 1 Gusht, 2022

schedule 10:41 - 1 Gusht, 2022

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll Pedro Sanchez po mbajnë konferencën e përbashkët në Kryeministri.

Gjatë konferencës, Rama reagoi për herë të partë për tensionet në veri të Kosovës.

Ai tha se Kosova ka të drejtë të zbatojë marrëveshjet e reciprocitetit dhe i bëri thirrje presidencës serbe që mos të justifikojë veprimet e grupeve të caktuara në veri të Kosovës.

“Kemi folur për Kosovën, dihet që Spanja ka një pozicion të ndryshëm për arsye qe lidhen me vetë Spanjën dhe nuk kanë të bëjnë me asnjëlloj diskriminimi apo paragjykimi ndaj bashkësisë së shqiptarëve në Kosovë dhe ndaj së drejtës së tyre, por ne kemi diskutuar aq më tepër në kuadrin e një situate që mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim krejtësisht të paarsyeshëm, pasi qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit dhe marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër janë marrëveshje për t’u zbatuar. Ne e përshëndesim shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshje. I bëj thirrje autoriteteve në Beogard që të mos ushqejnë me asnjëlloj justifikimi apo alibie grupe të caktuara në veri të Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeje”, tha Rama. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!