Tri orë pas deklaratës së Taulant Ballës, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist fliste për një situatë shumë të rrezikshme, reagimi i Ramës ishte thjesht sarkastik.
“Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider…”, ka qenë qëndrimi i kryeministrit në Facebook, i shoqëruar edhe me videon e Albert Veliut. /abcnews.al