Rama-qytetarit në Durrës: Opozita është në gropën që i ka bërë vetes, koha e bukur me diell nuk na duhen ata

schedule11:37 - 30 Tetor, 2024

schedule 11:37 - 30 Tetor, 2024

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me pensionistët në Durrës për të ndarë pikëpamje për skemën e re të pensioneve.

Mirëpo, njëri prej tyre është ndalur te skema e opozitës dhe Rama i është përgjigjur që në këtë kohë të bukur me diell nuk kanë pse merren me ata.

Sipas Ramës, ata i kanë bërë gropën vetes dhe të qendrojnë aty.

“Si mund të pranojmë ne në industrinë e ndërtimit që paska paga miniale sot. Në turizëm janë si në Greqi pagat sot. Si mundet që ne të vazhdojmë të deklarojmë siç kanë qene dikur, në mënyrë që ti shmangen taksave. Është e patolerueshme. Ne do ta shtrëngojmë shumë litarin. Është drejtpërdrejt konsum. Kjo është ajo që kisha si reagim i fjalës së tij.

Është dhe koha e bukur me diell ne, ça na duhen ne ata. Kemi ardhur për pensionet ne këtu. I lëmë ata, më keq seç janë nuk kanë ku shkojnë. Janë në gropën që po i kanë bërë vetes ata. Këto i kemi çdo darkë në televizor dhe unë si shoh fare, shoh o sport o filma”, tha ai./abcnews.al