Rama publikon videon eoperacionit të shpëtimit të FA

schedule09:00 - 2 Dhjetor, 2017

schedule 09:00 - 2 Dhjetor, 2017

Në një kohë kur shirat duket se përkohësisht janë qetësuar dhe vendi vuan pasojat e përmbytjeve që solli dëme të shumta materiale ende pallogaritura, Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vijuar aksionin për të shpëtuar qytetarë të gjendur në rrezik.

Pamjet e shpërndara nga kreu i ekzekutivit Edi Rama në rrjetin social Facebook tregojnë ushtarët të angazhuar në shpëtimin e qytetarëve të izoluar në tarracat e shtepive të përmbytura. “ dhe me kete imazh krenarie kombetare per forcat e armatosura, uroj qe t’ia dalim faqebardhe deri ne fund përballimin e një situate tejet kritike si kjo që po kalojmë” – shkruan Rama në postimin e bërë publik në rrjetet sociale../abcnews.al