Rama publikon pamjet nga stadiumi i Kukësit: Në shtator gati për ekipin e qytetit

schedule07:52 - 18 Qershor, 2021

schedule 07:52 - 18 Qershor, 2021

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook” nga punimet që po zhvillohet në stadiumin në qytetin e Kukësit.

Rama shprehet se projekte po vijon me ritme të shpejta dhe se në shtator stadium pritet që të jetë gati dhe me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit.

“Mirë mëngjes  dhe me punën që po ecën me ritme të shpejta për stadiumin e ri të Kukësit, që në shtator të jetë gati me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”./i.k/abcnews.al/