Rama publikon pamje nga aeroporti i Kukësit: Investimi do kthejë qytetin në pol ekonomik

schedule09:25 - 22 Tetor, 2020

schedule 09:25 - 22 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga aeroporti i Kukësit. Kreu i qeverisë shprehet se ky është një projekt i shumë ëndërruar që do ta kthejë qytetin e Kukësit në një pol ekonomik të verilindjes.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë. 

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!