Krahina e Lumës, nga Bardhoci në Zhur, komisarja e Bardhocit: Në Kinë, dyert hapeshin vetë

schedule18:30 - 27 Prill, 2025

schedule 18:30 - 27 Prill, 2025

Bardhoci, fshati ne kufi me Kosovën, ka qenë i njohur që në kohët e lashta dhe aty gjendet edhe zona arkeologjike e Gradishtës. Nga kodrat e fshatit, banoret shihnin shqiptaret që dëboheshin nga serbet gjatë luftës së Kosovës.

Kjo zonë kufitare ka qenë e blinduar gjatë kohës së komunizmit dhe 70-vjeçarja Hava Ferati ka qenë zëvendëskomisare që trajnonte banorët sesi të përdornin pushkën dhe kallashnikovin, automatikun me 72 fishekë. Bashkëshorti i saj i ndjerë ishte një zyrtar i lartë në kohën e diktaturës, dhe madje kishte shkuar në Kinë me një delegacion të lartë të shtetit komunist.

Hava e kishte pyetur se çfarë e kishte çuditur më shumë në Kinë, dhe ai kishte thënë se “kur shkojshe te dera, dera çelej vete.” Hava ka pasur automatik me leje dhe thotë se do ta merrte përsëri në dorë “nëse sulmon armiku”. “Edhe xhemanën (pushkën) e di, edhe automatikun,” na thotë. Bardhoci dhe Zhuri janë në zonën ndërkufitare ku banoret lëvizin lirshëm 30 kilometra në secilën anë. Bajram Laçi në Bardhoc na tregon se ka pasur motrën të martuar në anën tjetër të kufirit dhe janë parë vetëm pas 27 vjetësh. Shkojmë drejt Zhurit, ku kufiri nuk ndjehet aspak. Pimë kafen e mëngjesit me burrat lumjanë të Zhurit.

Avdulla Rizanaj na shpjegon se fshati ka qenë i banuar që në kohet romake dhe rruga që kalonte këtu me karvane, lidhte Nishin me Durrësin.

Fjala Zhur është fjalë latine, do të thotë zall i butë, na thotë ai. Hajdar Elezkurtaj është nip i Lumës dhe ka marrë dyshtetësinë.  “Kam marrë edhe pasaportën, mburrem që kam edhe dyshtetësinë,” na thotë me krenari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!