Rama: PS në territor, larg partisë që duam

schedule13:10 - 7 Shtator, 2018

schedule 13:10 - 7 Shtator, 2018

Që zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm i ka të fituara këtë kryeministri Edi Rama nuk e diskuton as në mbledhjen e asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste.

Por kjo nuk do të thotë se gjithçka shkon mirë në radhët e së majtës.

Përkundrazi fjalën e tij e nis me një thirje për përjashtim të deputetit të qarkut të Lezhës, Gjeton Gjetani, i cili një ditë më parë kritikoi punën e Policisë në Kurbin.

“Sot nuk e pashë këtu dhe ka bërë mirë që nuk ka ardhur deputeti i Kurbinit që duhet të përjashtohet nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Një deputet që nuk ka bërë asnjë punë tjetër përveçse ka shantazhuar dhe ka bërë presion mbi këdo ku ka mundur për të marrë vende pune dhe kërkonte eksluzivitetin për të vënë shefa policie në Kurbin dhe pastaj del atje dhe bën një deklaratë të tërë pocaqi kundër Policisë së Shtetit në Kurbin. Ai nuk mund të jetë deputeti i PS. Dhe ky duhet të jetë një mësim për të gjithë deoputetët që të ndajnë njëherë e mirë historinë nga futja e hundëve te çështja e administratës dhe të ndërtimit të shtetit serioz sepse faturat e hajdutëve nëpër hipoteka që janë futur me mbështetje politike, farefisnore dhe me ndërhyrje të ndryshme nuk i merr ai që ka ndërhyrë, por Partia Socialiste ”, tha Rama.

Nuk janë numrat të rëndësishëm për të parin e socialistëve.

“Nëse pushteti ynë është një pushtet që duhet të rri në këmbë bazuar në numra dhe për këta numra ne duhet të gëlltisim deklarata sia ajo e djeshmja mallkuar dhe në djall qoftë pushteti ynë”, tha Rama.

Nga të pranishmit ka dhe nga ata kryetarë partie e kryebashkiakë që ndoshta nesër nuk do të jenë më në atë post. Edi Rama nuk përmendi emra, por kritikat nuk i kurseu.

“Askush nuk u ka kërkuar kryetarëve të PS-së në territor që të jenë shefa kuadri. Kemi ndërtuar një platformë qeverisjeje. Por e dini kush është problemi kryesor? Që kryetarët e bashkive të Partisë Socialiste nuk përgjigjen”, u shpreh Rama.

Por edhe ata ministra që nuk do të dilnin mirë nga raporti i llogaridhënies sot sdo të ishin më pjesë e kabinetit. Fakti që asnjë emër nuk ndryshon tregon se e kanë bërë detyrën, por përsëri kryeministri nuk është i kënaqur.

“U thamë fermerëve që aplikoni me dokumente zero, por a e dini që sot s’po u japin gjithë fermerëve paratë. Kush e  mban përgjegjësinë për këtë? Kush? I di unë arsyet dhe justifikimet. Por dua që drejtuesit e Ministrisë së Bujqësisë mos të shkojnë në shtëpi, fare të marrin rrobat dhe të ikë në fshat”, theksoi kryeministri.

Tonet i ndryshon kur përmend emrin e kryetarit të Partisë Demokratike.

“S’jemi këtu për të mundur Lulin”…

Është dakord…

“Unë, presidenti i Republikës, kryetari i opozitës, kunati kryetarit të opozitës, gruaja e kryetarit të opozitës, rrethi familja, vjehrri, patjetër. Ku udhëtojnë? Çfarë shpenzojnë? Jam gati, shyqyr që u katandis Luli ta bëjë këtë punë. Unë jam gati.”

Por duke i kujtuar kundërshtarëve të tij politikë se nëse do të bëhet Vetting për ta, përfundimi mund të jetë ai që kryeministri artikulon.

 “Në Shqipëri politikanët kanë dalë jashtë kontrolli për arsye se nuk kanë pasur drejtësi. Proceset janë mbyllur me raporte mjekësore se nuk ka patur drejtësi”, tha Rama.

Megjithatë përgjigja përfundimtare e kryesocialistit është po Vettingut të politikanëve.

“Unë jam gati që nesër të ulem me Lulin. Ai do thotë jo se kështu e ka ai. Unë do i lutem, por nuk ka rëndësi të bëjë më në fund punë”, përfundoi Rama.

Kështu duhet të jetë sipas kryeministrit Rama pasi sot askush nuk e vë dorën në zjarr për njëri tjetrin, me ndonjë përjashtim./abcnews.al