Rama-protestuesve: Turp kombëtar, nuk jam arrogant

schedule11:20 - 14 Mars, 2022

schedule 11:20 - 14 Mars, 2022

Edhe një herë kryeministri Edi Rama e ka cilësuar protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve si një turp kombëtar.

Ai është shprehur se vetëm në Shqipëri po ndodh një gjë e tillë, ndërsa shton se ai personalisht nuk është arrogant me protestuesit. Mes të tjerash Rama shtoi:

“Dalin atje dhe e bëjnë Shqipërinë vendin e vetëm në NATO dhe në botën demokratike, që proteston për turp për pasojat e luftës.”

“Fatos Tarifa më qortonte, për mungesë durimi dhe për arrogancë ndaj protestuesve. Por ajo është një turp kombëtar. Nuk është arrogancë. Faktet janë aty.”

“Nuk ka pasur qeveri më të respektueshme për protestuesit. Në këtë vend ahje plumbin ballit për protestë. Por këto vite kanë protestuar sa kanë mundur. Deh jo vetëm kaq por ne i kemi dëgjuar protestat me respekt. Protestën e kemi vlerësuar dhe është institucion demokratik që sjellë vlera të shtuara për qeverisje. Qysh në protestën e armëve kimike dhe me protestën për atë traun në Rrugën e Kombit, dhe me protestën e studentëve janë tre raste domethënëse. Qeveria ka reaguar dhe në një rast si në Kukës kam kërkuar edhe ndjesë, sepse ishim ne gabim dhe jo banorët e Kukësit. Për mua rëndësi ka të bëhet gjëja e drejtë.” tha Rama.

Kreu i qeverisë ka shtuar se në protestën e organizuar ka pasur edhe njerëz që kanë ardhur me grupimi ndërsa nafta u është paguar nga të tjerë.

“I sjellin nga katër anët e Shqipërisë. Kush i paguan naftën që sjellin njerëz? Kush i paguan? Kush janë ata? Ne e dimë, por turp dhe për ata që e mbështesin këtë protestë. E shëmton Shqipërinë. E turpëron shqiptarin në pak ditë të krizës.” tha mes të tjerash Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!