Rama nënshkruan memorandumin e Kuçit: Fitojmë 74 mandate, po bëri tërmet Damiani….

schedule15:41 - 10 Prill, 2021

schedule 15:41 - 10 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama është pritur me këngë labe në Kuç të Labërisë. Pasi u takua me disa banorë të zonës, Rama nënshkroi një memorandum ku u zotua që Partia Socialiste do të fitojë minimum 74 mandate deri 78 ndërsa shtoi se nëse Damian Gjiknuri shkakton ndonjë tërmet mund të shkojë deri në 80.

 “Do vijë dynjaja këtu, do kënaqet. Tani projekti i sheshit me pak financim këtu për të sjellë pak në terezi godinat. Se këto janë bërë me kursime gjaku. Ne do marrim 74 deri në 78. Pastaj po bëri ky ndonjë tërmet të madh shkojmë edhe 80. Ilir Meta ashtu ka thënë se do japë dorëheqjen. Ai është me hënë. Kur kthehet hëna mbarë ai bën dhe punë të mira. Se kemi bërë dhe punë bashkë. Por tani është kthyer hëna mbrapsht dhe nuk vjen më.

 

79 se u bëtë si Luli të tërë. Unë iu thashë 74 deri në 78. Këta zotërinj këtu kanë mundësi të bëjnë ndonjë gol. Ndërkohë që në zonat poshtë penallitë i gjuajmë ne. Ndonjë penallti mund të bjerë në shtyllë. Rezultati final është 74-78. Partia Socialiste. Votat tek numri 12. Noteri është Damian Gjiknuri. Damian firmose. Mos e firmos nëpër lule që të thonë nuk ka firmosur. Memorandumi I Kuvendit Zakonor Kuç”, deklaroi Rama.

Pasi e firmosi memorandumin në një mbulesë tavoline Rama e lexoi para banorëve duke i kërkuar atyre të mos grumbullohen.

“Tani ju jeni mbledhur këtu. Ne jemi kundër grumbullimeve. Nuk ju shpërndajmë dot me polici se na hapni ndonjë luftë tjetër. Tani do ju lexoj memorandum. Damiani është noteri i memorandumit. Aneks/ PS fiton nga 74 deri në 78. Votoni nr 12. Firmosur nga Edi Rama. Noterizuar nga noteri i tërmeteve. Kur të vijmë ta inaugurojmë sheshin e Kuçit këtu do ta lexojmë prapë”, u shpreh kryeministri.

Rama ironizoi edhe fjalimet në makinë të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha duke hipur një djalë të vogël në makinë. “Ky është Gjino i vërtetë. 100 herë më i fortë se Gjino”, tha Rama./mv.abcnews.al