Rama prezanton platformën për bashkëqeverisjen me qytetarët Ja si do të funksionojë?

schedule13:53 - 27 Tetor, 2017

schedule 13:53 - 27 Tetor, 2017

Kryeministri Rama pati nje takim sot me 25 koordinatorët e bashkëqeverisjes me qytetarët. Ata do të jenë pjesë e një organizate vullnetare, e cila do të referojë problemet e qytetareve të thjeshtë tek instancat më të larta. Kjo hallke, sipas Rames, do te sherbeje për të evituar nëpunësit e korruptuar të administratës shtetërore. E quan organizatë sepse kërkon të shihet jo vetëm si strukturë brenda shtetit por edhe si një rrjet vullnetarësh, edhe pse pak më vonë theksoi se kjo nuk do të jetë më thjeshtë çështje e dëshires së mirë. Dikasterin nga ku dirigjoi politikat ekzekutive për 4 vite rradhazi, sot, sa i përket halleve të qytetarëve, e sheh ende si një dispaçeri të thjeshtë që më shumë se jep zgjidhje, delegon probleme. Kljo është zgjidhja për njerëzit e thjeshtë nga ata jo të thjeshtët, ose të paktën këtë kërkon kreu i qeverisë kur shprehet se nuk ke më nevojë për mik, për të zgjidhur problemet e tua. Sipas retorikës së kryeministrit, çdo ministër do të ketë si krah të djathtë nje koordinator i cili do t’i referojë rastet e ankesave të qytetarëve personit më të lartë, pra vetë ministrit. Problemet jetike të njerëzve nuk duhen lënë në disponibilitetin e inspektorit apo zyrtarit, tha kryeministri i cili duket se si mënyrë për të luftuar korrupsionin në administratë, ka zgjedhur heqjen e përgjegjësive nga nëpunësit, sot të korruptuar apriori, për ta kaluar tek funksioarët e lartë të cilët, si tha edhe kreu i ekzekutivit, permes kësaj organizate do të ndajnë përgjegjësitë morale dhe ligjore shumë qartazi.

 

https://youtu.be/XVm0ehOrM3Y