I mençur e kokëderr, i përkushtuar e i vendosur për t’i shkuar punëve deri në fund, por mbi të gjitha i lidhur me njerëzit, me territoret këtu…
Kështu e përshkruan atë që e quan mikun e tij të vjetër e që e prezanton si kandidatin e duhur për të drejtuar bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreun. Me këtë përzgjedhje që bëri di edhe se çe pret u tha kryeministri Edi Rama lezhianëve.
“Unë e di se ç’më pret. E di mirë, vetëm ankesa dhe kërkesa, por asnjëherë një ankesë apo kërkesë personale. Gjithmonë, ashtu si edhe deputet, ankesa e kërkesa për Lezhën”, tha Rama.
Me kandidatin Pjerin Ndreu Lezha do të ketë të ndërtuar edhe aksin strategjik Milot Balldre, e para autostradë evropiane e standardit A nënvizoi kryeministri Rama.
“Meqë erdhi mundësia, po bëjmë dhe një vjedhje të madhe te rruga Milot-Balldrem dhe atë rrugë që ju e njihni si autosatrada e vdekjes ka kanë lënë jetën plot e plot njerëz, ne do ta rindërtojmë nga e para”, tha Rama.
Sa për opozitën që i është mbledhur përpara parlamentitt ndërkohë që mban këtë fjalim i përsërit të njëjtin refren. Zgjedhjet do të zhvillohen në 30 Qershor dhe kjo nuk do të thotë humbje e demokracisë.
Dallimin mes kësaj mazhorance dhe opozitës që proteston e ka treguar koha tha kreu i qeverisë, i cili zgjodhi ta perifrazojë krahasimin me një episode filmi shqiptar.
“Jemi punëtorë dhe jemi të përkushtuar. e keni parë filmin Beni ecën vetë kur Beni bërtet në pyll me zë të lartë. Ashtu janë dhe ata, të alarmuar nga reforma në drejtësi”, tha ai.
Ndërsa kandidati për kryetar i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu premtoi se do të jetë kryebashkiak i të gjithëve. Dhe duke nxjerrë një histori të vjetër nga sirtari i kujtimeve nënvizoi se bëhet ajo që ai parashikon.
“Unë do jem kryetar për të gjithë edhe për ata të PD dhe LSI. Unë isha polic kur njoha një mik me të cilin nisa këtë rrugë. Ai është Edi Rama. Dikur në një drekë kur ishte kryetar bashkie, i thashë do drejtosh vendin. Dhe ajo ndodhi”, tha ai./ABC News Albania 24/7