Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama prezanton “Pasqyrë Albania”/ Kryeministri: Halli i qytetarëve nuk humb në sirtaret e burokracisë

schedule13:28 - 1 Nëntor, 2026

schedule 13:28 - 1 Nëntor, 2026

Një tjetër projekt i rëndësishëm që rrit transparencën dhe forcon besimin e qytetarit tek shteti, “Pasqyrë Albania”, është gati të vihet në funksionim me të gjitha shërbimet që ofron.

Kryeministri Rama zhvilloi sot një bisedë me ekspertët e AKSHI-t të angazhuar në konfigurimin e platformës, për t’u njohur nga afër me funksionalitetet dhe risitë që ajo sjell.

Rama deklaroi se se halli i qytetarëve nuk do të humbë në sirtaret e burokracisë.



“Këtu jemi me djemtë e shkëlqyer të AKSHI-t, të cilët kanë zhvilluar një tjetër projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm për ne, i cili lindi si rezultat i reflektimeve pas manifestimeve të mëdha të protestës së fillimqershorit të flamingove dhe u premtua si një hap i rëndësishëm përpara në marrëdhënien mes qytetarit dhe shtetit dhe anasjelltas për të adresuar një çështje kyçe ose më saktë “thembrën e Akilit” të këtyre marrëdhënieve që është humbja e ankesës apo e kërkesës në oqeanin e burokracisë dhe nga ana tjetër janë një sërë elementësh të tjerë pa diskutim të “Pasqyrë Albania”-s që e transformojnë të gjithë shtetin në sytë e qytetarit me një klik me një dritare të vetme. U punua intensivisht , tani jemi përballë rezultatit që së shpejti do ta bëjmë të aksesueshëm për publikun”, theksoi kreu i qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!