Rama premton ringritjen e shtëpisë dhe punësimin e kryefamiljarit në Korçë

schedule17:58 - 1 Tetor, 2018

schedule 17:58 - 1 Tetor, 2018

Kryeministri Edi Rama ka vizituar një familje të varfër në fshatin Sovjan të Korçës. Engjellush Hysenllari, kryefamiljar i një familje me 6 fëmijë jeton në një banesë dydhomëshe, thuajse të rrënuar.

I shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë premton se do të gjendet mundësia për ta ndihmuar familjen, jo vetëm me ringritjen e shtëpisë, por edhe për t’i krijuar mundësi punësimi kryefamiljarit, i cili ka një eksperiencë prej 14 vitesh në ndërtimin e veprave të mëdha infrastrukturore, si dhe mundësi trajnimi profesional për vajzat e mëdha që kanë mbaruar arsimin e mesëm të përgjithshëm.

Kryeministri thekson se shumë shpejt shtëpia e zotit Hysenllari do të riorganizohet nga e para, në mënyrë që dimri t’i gjejë në një godinë të re. /abcnews.al