Rama: Policia e shtetit është e pavarur nga partia në pushtet

schedule12:01 - 15 Tetor, 2018

schedule 12:01 - 15 Tetor, 2018

Gjatë një takimi me drejtues të strukturave të policisë, kryeministri Rama u tregua i ashpër dhe kritik me drejtorin e SHÇBA-së dhe drejtuesit e tjerë, për mosreagim për të sqaruar publikun, pas letrës së dërguar nga ish oficeri i policisë Emiliano Nuhu. Sipas Ramës, policia e Shtetit në çdo rast e kishte bërë detyrën e saj siç duhet pas denoncimit nga Xhisiela Maloku.

“Lajmi i rremë ose shpifja ka qenë mes nesh në faqet e para të gazetave dhe në edicionet e mediave tradicionale. Kam ardhur këtu sepse dalldia e shpifjeve dhe fabrikimeve nuk duhet të ndikojë në punën tuaj. Intesifikimi i gjyleve te balës të hedhur ndaj kësaj godine nuk duhet t’ju shpërqëndrojë në asnjë moment nga misioni dhe qëllimi i kësaj trupe. Kriza ulëritëse e politikës është një shtysë që duhet të mbledhe energjinë e brendshme për të ngjitur lart policinë e shtetit. Statistikat janë në anën tonë, flasin qartë për ku ishte dhe ku është vendi në raport më krimim.

Lufta politike dhe mediatike për të krijuar perceptimin e kundërt nuk do ndalet. Më shumë shpifje, kriumi në konferenca, postime, komente. Quhet luftë e dëshpëruar për pushtet. Çdokush me çdo mjet për pushtetin që u merrka me forcë. Por kjo pjesë nuk është e policisë kjo është e imja dhe e qeverisë. Puna juaj është që të përgjigjeni ndaj kësaj barabarie mediatike me shumë më shumë rezultate se sa sot. Krimi matet me dstatistika por statistika nuk mjafton. Ka pasur me shumë vrasje vitin e shkuar, por është folur shumë më pak për krimin e vrasjes se ç’flitet sot. 40 vrasje sivjet, 43 vjet në të njëjtën periudhë, por parvjet 54 janar-shtator, 84 janar-shtator 2013 dhe me keq akoma në 2012 me 92 vrasje.

Sot ka nisur një kujë e zezë që rreket tu thotë njerëzve që krimi po bën kërdinë. Tirana ka një indeks më të lartë sigurie se sa Roma dhe Athina. Jemi më pranë mesatares së BE së sa Hungaria, Sllovakia apo Kroacia. Pse shqiptarëve këto statistika nuk u tregohen? Është gjithmonë e më e qartë në këtrë fazë se politiika me krimin është aleati i krimit. Kjo politikë shpifjesh dhe akuzash kriminale policin mund ta shkurajojë.
Policia shqiptare duhet të jetë tëk shigjeta e mesatares së pëerformancës së Bashkimit Europian. Objektivi ynë është që ta çojmë shigjetën në mes. Kjo klimë që synon çoroditjen e njerëzve nuk mund të cënojë shënjestrën e policisë së shtetit dhe imazhin e saj. Është një arritje e madhe e qeverisë në këto 5 vjet që policia e shtetit fitoi pavarësisnë nga partia në pushtet. Sot policia e shtetit është e pavarur nga partia në pushtet.
Sot djali i deputetit është aty ku e ka çuar drejtësia dhe jo aty ku do ta kishte lënë dje partia. Ku ishte drejtori i ShèBA ku shpifësi me uniformë solli shpifjen e tij. Pse iu la një shpifësi brenda policisë që të krijonte një vorbull siç e kishte planifikuar dhe të kërkonte azil politik. Në pamjet e kamerave del qartë se e tërë skena që ngriti dallgën e baltës mbi policinë e shtetit është një sajesë e tij fund e krye.
Policet vajza në rrugë nuk duhen të pakësohen por shtohen. Mosha mesatare duhet ulur dukshëm. Policët që janë fizikisht të papërshtatshëm janë pakësuar por ka akoma plot. Kemi akoma 3 vjet kohë. Akoma fleta e gjobës shkruhet me dorë në epokën digjitale.
Komunitetet tona duhet të ndjehen si asnjëherë më parë të çliruara nga ideja se dikush mund të bëjë ligjin në gjirin e bashkëjetesës së tyre”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!