Rama: Po mendojmë si të mbyllim edhe bastet online jashtë kufijve

schedule19:11 - 20 Tetor, 2018

schedule 19:11 - 20 Tetor, 2018

Kryeministri Edi Rama përballë të rinjve që antarësohen në Partinë Socialiste në zonën e Kamzës, deklaroi se po shqyrtohet mundësia për ndalimin e basteve online që organizohen nga kompani që punojnë jashtë kufijve shqiptarë.

Në aktivitetin e organizuar rreth antarësimeve të reja në Partinë Socialiste për zonën e Kamzës, kryeministri Edi Rama foli lidhur me ligjin për bastet, duke përsëritur qëllimin sipas tij për ndalimin e basteve online, përfshi ato me qendër jashtë kufijve të vendit tonë.

“E vërteta është që do mbyllen të gjitha dhe ne tani kemi ngritur një grup ekspertësh për të bllokuar edhe bastet online që janë jashtë. Janë mërzitur më shumë se të gjithë tani tifozat e Interit se mendojnë se ka ardhur dita të fitojnë, por në fakt ata do jenë më të kënaqurit sepse ata s’do fitojnë dot edhe do e kuptojnë që më mirë të mbyllen të gjithë sesa të rrinin duke humbur”, tha Rama.

Përballë të rinjve u frymëzua për më shumë batuta.

“Sot më thanë që paskan organizuar dhe protestë. Në këtë rast këtë e mbështet dhe opozita duke hedhur baltë. Që kjo bëhet sepse vëllai im do mbajë një… të paktën në këtë rast nuk kanë përmendur Taulantin dhe kjo është gjë e madhe sepse çuditërissht në këtë rast Taulanti nuk del gjëkundi”, u shpreh kreu i qeverisë.

Përmes tyre vijoi shpërndarjen e kartave të antarësimit. Diku edhe një këshillë mode.

“Fute këmishën brenda se më shkatërrove, o nxirre jashtë”.

Për batuta përdor edhe më pak fatlumët, për të targetuar kundërshtarin politik të zonës .

“Çfarë është kjo sirena? Xhelali”?

I shoqëruar nga deputetët e zonës, kreu i socialistëve Rama i uroi mirëseardhjen 327 të rinjve që iu bashkuan kësaj partie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!