Rama: Përdorimi i “TikTok” me VPN, rrezik. Mund t’ju marrin të dhënat

schedule08:45 - 3 Prill, 2025

schedule 08:45 - 3 Prill, 2025

Kryeministri Edi Rama ndërsa foli për platformën “Tik Tok” tha se përdorimi i këtij rrjeti me VPN është i rrezikshëm.

Kryeministri theksoi se mund të merren të dhënat në kohë reale.

“Përdorimi i Tik Tok me VPN një turp i madh. Duhet shumë kujdes sepse është i hapur për marrjen në kohë reale të të dhënave. Është njësoj si ta përdorësh duke ndarë me të tjerët paswordin apo të dhënat. Por çështja këtu nuk është çështje Hitlerit, por është çështja Tik Tik në mënyrën si shërbehet në Shqipëri është shumë i rrezikshëm.”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!