Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rijetëzojmë industrinë ushtarake”, Rama: Investime për mbrojtjen, kemi ushtrinë më të paguar në rajon

schedule15:26 - 5 Prill, 2025

schedule 15:26 - 5 Prill, 2025

Zall Herr- Gjatë inspektimit në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall Herr, ku u demostruan disa operacione ushtarake, përfshirë zbritjen e forcave të armatosura nga helikopteri, apo ndërhyrjen e shpejtë në situata të rrezikshme, kryeministri Edi Rama tha se brenda një dekade vendi ynë do kthehet në eksportuese të prodhimeve ushtarake.

“Krijimi i industrisë tonë kombëtare të mbrojtjes është prioritet. I kemi kushtet dhe mundësitë të ndërtojmë një industri që të na japë jo vetëm mbrapsht një aset të munguar të Shqipërisë, asetin e industrisë ushtarake, por edhe një kapacitet të ri, për të rritur nivelin e Forcave të Armatosura dhe rritur efikasitetin e tyre”, theksoi ai.

Kryeministri tha se Shqipëria ka ushtrinë me pagat më të larta në rajon teksa objektivi është që të arrihet në nivelin mesatar të vendeve të NATO-s.



“Kemi pesëfishuar numrin e rekrutimeve dhe kemi bërë një transformim të plotë nga ushtria më e keqpaguar në rajon, në një forcë të mirëtrajtuar dhe të motivuar. Qëllimi ynë është të arrijmë mesataren e NATO-s. Pra kemi objektiv mesataren e pagës mesatare të ushtrisë së vendeve të përparuara të NATO-s jemi afër asaj dhe po vijojmë punën për të arritur atje”,  tha ai

Teksa foli për investimet në fushën e mbrojtjes gjatë qeverisjes socialiste, një koment Rama e kishte edhe për paraardhësit e tij.

“Shqipëria ra në humnerë dhe më pas kishte braktisje shumë të gjatë të fushës së mbrojtjes. Shteti ia ktheu kurrizin Forcave të Armatosura. Ne kemi 10-fishuar investimet në fushën e mbrojtjes. Dikur investohej për gjithë ushtrinë aq sa sot investojmë vetëm për Mbrojtjen Civile. Sot kemi një Forcë të Armatosur të Republikës së Shqipërisë, drejt së cilës të rinjtë po hedhin sytë”, theksoi Rama.

Rama u ndal edhe tek programet mbështetëse për ushtrinë ku nuk i kurseu as batutat.

“Kemi dhënë mbështetje dhe do vijojmë të japim për efektivët e ushtrisë dhe familjet e tyre. 179 efektivë që kanë përfituar kredi me zero interes për shtëpi dhe ky program do zgjerohet dhe do jenë të mirëseardhur të gjithë në këtë program, kryesisht për të martuarit, se duhet të jenë të martuar, pasi beqarët janë për front dhe patjetër që do jeni të mirëpritur kur të martoheni”, u shpreh ai.

Qeveria ka parashikuar një buxhet prej 52.7 miliard lekësh për vitin 2025 për mbrojtjen. Ndërkohë që brenda vitit 2027 pritet të prodhohen municionet para, si objektiv I ministrisë së mbrojtjes për rijetëzimin e industrisë ushtarake në ish uzinat e dikurshme, që prej vitesh janë jashtë funksionit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!