Rama për zgjedhjet: Fitorja jonë nuk do jetë vetëm vendimtare, por do jetë përfundimtare!

schedule14:24 - 24 Nëntor, 2024

schedule 14:24 - 24 Nëntor, 2024

LONDËR- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje do jetë përfundimtare pa kthim pas për shtetbërjen, për drejtësinë dhe ekonominë e Shqipërisë.

“Shqipëria sot nuk është e ndarë mes socialistësh dhe demokratësh, por Shqipëria sot është e ndarë mes përpjekjeve të mundimshme për të bërë më të mirë dhe për të përqafuar të ardhmen si mundësi. Nëse do merrni pjesë masivisht në zgjedhjet e ardhshme,  atëherë po ju them se përballja e ardhshme elektorale nuk do jetë vetëm vendimtare, por do jetë përfundimtare pa kthim pas për shtetbërjen, për drejtësinë dhe ekonominë. Fitorja nuk duhet, dhe nuk do jetë fitorja e radhës e një partie ndaj tjetrës, por duhet të jetë triumfi i një vizioni për botën, triumfi i një kuptimi për vlerat njerëzore të respektit”, shtoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!