Rama për Turizmin: Biznesi me xhiro mbi 140 milionë, ulje të trefishtë të taksës

schedule13:06 - 19 Qershor, 2018

schedule 13:06 - 19 Qershor, 2018

Gjatë një takimi me operatorë turistikë në Durrës, kryeministri Rama ka shpjeguar masat lehtësuese që janë marrë për biznesin me xhiro vjetore mbi 140 milionë lekë. Ulja e trefishtë e taksës për këtë biznes dhe regjistrimi i transaksioneve online, do u krijojë frymëmarrje sipas kryeministrit në punën e tyre, duke luftuar kështu edhe informalitetin.

“Regjistrimi në kohë reale i çdo transaksioni dhe teknologjia e re na i jep këtë mundësi duke lehtësuar kompanitë e bizneset nga barra e rëndë e mirëmbajtjes së kasave. Nga ana tjetër besoj se ju jeni pjesë e biznesit të madh tani, që besoj keni një xhiro që i kalon 80 milionë në vit. Nuk e di nëse i kalon 140 milionë në vit, por ajo që kemi bërë gati është një masë lehtësues për të gjitha bizneset me xhiro deri në 140 milionë në vit të cilat janë 91% e gjithë biznesve. Për të gjithë këto biznese ne do bëjmë një ulje trefish të taksës”./abcnews.al