Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar këtë të martë një konferencë mbi paketën e re ligjore të prokurimit publik.
Sipas kryeministrit kjo paketë është një hap me rëndësi për rritjen e eficencës dhe transparencës së sistemit të prokurimeve në vend.
Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se institucioneve përkatëse u janë dërguar rekomandime nga njësia e prokurorimit, duke shtuar se 20 prej tyre nuk kanë reflektuar për këto rekomandime.
Ai gjithashtu theksoi se kush nuk arrin të reflektojë për rekomandimet e sugjeruara shkon në SPAK.
“Institucioneve përkatëse u janë dërguar rekomandime nga njësia e prokurorimit publik. 20 institucione nuk kanë reflektuar nga rekomandimet e njësisë publike.Mosreagimi ndaj tyre është i padiskutueshëm dhe një cënim flagrant i etikës shtetërore.
Të gjithë e dimë , është sekreti më i madh publik në Shqipëri që armiku kryesor janë kriteret e qepura me dorë për kualifikim që ndikojnë në ngushtimin e hapësirës së konkurrencës së operatorëve ekonomik në procedurat e prokurorimit publik”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij kryeministri theksoi se 70% e procedurave kanë rezultuar problematike në hartimin e kritereve, duke shtuar se duhet një analizë sa i përket kapaciteteve të burimeve njerëzore.
“Janë dënuar me gjobë 41 punonjës dhe masë disiplinore 92 punonjës. Ajo që bien në sy është niveli i ulët i kuptimit të procesit që çon në rezultate të shëmtuara. Qëllimi madhor i gjithë kësaj është që në këtë vend të mos i hahet haku askujt dhe kush e ka me hak të marrë hakun, dhe kush nuk e ka me hak të mos marrë hakun e dikujt tjetër.
Por është plotësisht e mundur që ky shtet të kalojë në një nivel tjetër në fushën e prokurimeve publike. Fillimisht duke garantuar që çdo institucion funksionon si hallkë, si pjesë e një zinxhiri ku komunikimi duhet të jetë 100% i garantuar”, u shpreh Rama./abcnews.al/