Rama për negociatat: BE nuk është në ditët më të mira, gjithçka mund të ndodhë

schedule12:34 - 30 Korrik, 2019

schedule 12:34 - 30 Korrik, 2019

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët për të folur për ekonominë dhe prioritetet e qeverisë për periudhën shtator 2019/korrik 2020.

I pyetur për çeljen e negociatave në 17-18 tetor Rama nuk përjashtoi asnjë nga versionet e vendimit që mund të japë Bashkimi Europian në lidhje to. Kryeministri tha se vendimi i BE-së për negociatat nuk ka të bëjë me objektivat dhe punët e kryera nga Shqipëria, por se është pjesë e politikës së brendshme të tyre. Rama theksoi se Bashkimi Europian nuk është në ditët e tij më të mira ndaj dhe gjithçka mund të ndodh këtë Tetor.

Për sa i përket vendimmarrjes për çeljen e negociatave, Vendimarrja e Tetorit nuk ka lidhje me Shqipërinë apo me Maqedoninë e Veriut, por ka lidhje me Bashkimin Europian, është politikë e tyre, secili bën politikën e vet. Bashkimi Europian nuk është në ditët më të mira. Kështuqë gjithçka mund të ndodhë në Tetor”, deklaroi Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!