Rama për emigrantët: Do të karantinohen në hotele me shpenzimet e tyre

schedule13:37 - 6 Prill, 2020

schedule 13:37 - 6 Prill, 2020

Qëndronin prej disa ditën në pikën kufitare të Kapshticë. Nje pjesë e tyre shfaqën probleme shëndetësore dhe u dërguan ën spitalin e bilishtit dhe korcës. Ata pas mjekimit u ridërguan në kufiin e gjelbër.

Teksa emigrantët apelojnë për ndihmë, pasi situate është rënduar në kufi reagoi në mesditë Kryeministri Edi Rama, që siguroi se ata do të lejohen të hyjnë në shqipëri, por me disa kushte.

Kemi vendosur që brenda 24 orëve të ardhshme të hyjmë në një një proces të ndërmjetëm dhe kush do të vijë në kufi tokësorë me dokumenta rezident në vende të tjera nuk do të lejohet në asnjë rast dhe për asnjë arsye. Kush do të vijë në kufi me pretendime të një natyre tjetër do të karantinohet për 14 ditë me struktura hoteliere me shpenzime të veta. 14 ditë në hotel, në dhomë mbyllur ku do të marrë ushqimin dhe do të paguajë vet me çmim fiks. Është e vetmja mënyrë që ne mund të mbrojmë popullin tonë, Shqipërinë nga katastrofa dhe ata që vinë nga vende të tjera dhe familjet e tyre dhe mund të mundësojmë hyrjet për ata që janë vërtet me një arsye. Ardhja në Shqipëri sot nga shqiptarë rezident në vende të tjera është e pajustifikueshme dhe e papranueshme. Brenda 24 orësh do të bëhet publike si do veprohet dhe si do të jenë mekanizmat. 

Sakaq për atë që janë rezidentë në vendet e BE, Rama ishte i prerë për ta Kufijtë do të jenë të mbyllur./abcnews.al