Rama për emigracionin: Fenomen historik

schedule13:09 - 16 Mars, 2018

schedule 13:09 - 16 Mars, 2018

Që shqiptarët lënë Shqipërinë ky është një fakt, por më e rëndësishme për kryeministrin Edi Rama është të sqarohet aryeja pse.

Edi Rama: “Faktikisht, nëse i referohemi edhe të gjitha analizave të bëra mbi shifrat dhe mbi burimet, të cilave i është referuar INSTAT-i, janë 84% e emigrantëve, të cilët e lidhin me mundësinë për punësim, lëvizjen e tyre drejt vendeve të tjera”.

Prandaj është koha që të gjendet mënyra, që shqiptarët të mos e kërkojnë gjetkë mundësinë e tyre për punësim por tu krijohen kushtet këtu. Për mjekët qeveria e ka gati një mëyrë motivimi financiar.

Edi Rama: “Ne kemi aprovuar një masë për t’i dhënë çdo mjeku specializant, që shkon të punojë jashtë Tiranës, aty ku është dhe problemi më i madh, një bonus mujor mbi rrogën, prej 2 milionë lekë. Çka faktikisht, sipas kalkulimit, e bën motivimin financiar të barabartë me motivimin që një mjek i larguar, financiarisht mund të ketë në Itali apo në Gjermani, kur ka fat që menjëherë të futet në sistem dhe sigurisht, duke zbritur dhe detyrimet nga taksat, që atje janë shumë më të larta se sa këtu”.

Ashtu siç ikin edhe rikthehen emigrantët. Madje diferenca ndërmjet tyre është ngushtuar sipas kryeministrit Rama . Por ky është në fenomen historik sipas tij që e rendit Shqipërinë pas një vendi që ka hyrë në Bashkimin Evropian sic është Kroacia.

Edi Rama: “E nëse 50.000 njerëz janë larguar nga Kroacia, anëtare e Bashkimit Europian, në vitin 2017, nga Shqipëria janë larguar 39.905. Ndërkohë që janë kthyer 25.000. Pra, siç ndodh rëndom me debatet e super intensifikuara nga emocione, apo nevoja politike, ose mediatike të ditës, kur shkojmë tek shifrat, pasqyra është shumë më e ndryshme nga çfarë lihet të kuptohet prej rrjedhës intensive të propagandës”.
Të gjithë atyre politikanëve e jo vetëm që flasin me emocion për emigracionin u thotë se situata nuk është kaq dramatike”.

Edi Rama: “Nuk diskutohet që secili ka të drejtën të shkojë të jetojë ku të dojë dhe të provojë kudo që dëshiron, mundësitë e veta në emër të një jete më të mirë. Edhe në këtë aspekt, unë besoj se duhet thënë shumë qartë dhe shumë troç, që kush e vajton emigracionin si një e keqe që ka mbërthyer për fyti Shqipërinë, nuk di çfarë flet”.

Këtij fenomeni duhet t’i shihen të dy anët e medaljes këshilloi kreu i qeverisë.

Edi Rama: “Ajo që na duhet, është të kuptojmë deri në fund çdo aspekt të këtij fenomeni dhe të mos mbytemi me një lugë ujë, duke u pllaquritur çdo ditë në lotët e krokodilit për ata që ikin, apo në fatalitetin e argumenteve për si do jetë e nesërmja e vendit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!