Rama për bizneset: Mos harroni protokollin e sigurisë, Task-Forca në terren

schedule14:52 - 21 Prill, 2020

schedule 14:52 - 21 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish respektimin e masave për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19. Rama i ka kujtuar edhe njëherë bizneseve se duhet të ndjekin protokollin e përcaktuar dhe se çdo biznes duhet të disponojë në mjedisin përkatës vërtetimin nga e-albania.

Statusi:

Kujtesë!

Çdo biznes i lejuar për hapje duhet të disponojë në mjedisin përkatës vërtetimin nga www.e-albania.al dhe protokollin përkatës të sigurisë, duke filluar nga e hëna 27 prill!

Task-forca ndërinstitucionale anticovid19 do të inspektojë dhe sanksionojë, në bazë të aktit normativ dhe të kodit penal çdo biznes që nuk do të ketë dokumentacionin përkatës, si edhe kushtet e përcaktuara nga protokolli?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!