Mos votimin nga ana e opozitës të rezolutës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Kryeministri Edi Rama e quan të qëllimshëm. Një veprim tha ai që socialistët nuk e bën edhe atëherë kur kishin bojkotuar parlamentin. Pas brakstisje së sallës nga Partia Demokratika fshihet frika nga ndëshkueshmëria u shpreh kreu i qeverisë.
Parlamenti rinisi seancën pas bojkotit të opozitës duke diskutuar për projekt- rezolutën mbi raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.
Në fjalën e tij kryeministri Rama akuzoi opozitën se braktisi seancën, në një kohë që duhet të miratohej rezoluta për çeljen e engociatave me Shqipërinë. Sipas tij, votimi vetëm nga mazhoranca i kësaj rezolute e bën atë të njëanshme dhe përbën një tjetër problem, pasi do të përdoret nga ta individë të BE-së kundër hapjes së negociatave.
Sot është e para herë në historinë e parlamentarizmit demokratik shqiptar që një parti politike braktis sallën kur bëhet fjalë për një rezolutë me interes kombëtar. Ja sot kur jemi në metrat e fundit të një rruge shumë të gjatë për të votuar një rezolutë që nuk është e njëanshme, ndodh ajo që s’ka ndodhur kurrë. PD bën atë që s’e ka bërë kurrë as vetë ajo kur ka qenë në opozitë. Ikin nga salla, refuzojnë të votojnë një rezolutë që nuk është akt i të folurit me vete, por është një akt vullneti i parlamentit për t’u bërë me dije të gjithë vendeve anëtare të BE se Parlamenti i Shqipërisë në unanimitet kërkon çeljen e negociatave. Duke u votuar vetëm nga ne, kthehet në një tjetër problem, sepse është e njëanshme. Një rezolutë e bërë vetëm nga shumica qeverisëse. Natyrisht që në Berlin, Paris apo Hagë, këta lloj individësh nuk lënë argument pa shfrytëzuar”- tha Rama. /abcnews.al